Koka “Berisha’s style”

Në pritje të fitores plebishitare, ala Kim Jong Un, kryetari i përjetshëm i PD, Sali Berisha na jep mundësi për reflektim :

​.Ndërkohë që në seli po zhvillohet “gara” për kryetar, rivalët janë treguar aq xhentilë sa janë vetëpërjashtuar, duke e lënë Doktorin të vrapojë i vetëm në një pistë ku ai del gjithmonë i pari, madje edhe kur mbërrin i dyti. Është një garë epike mes Berishës së djeshëm dhe Berishës së sotëm, ku i vetmi që rrezikon skualifikimin është pasqyra nëse nuk tregon imazhin e dëshiruar.

​-  Për zgjedhjet e vitit 2025, primaret u trajtuan si një sugjerim miqësor që mund të hidhet në koshin e riciklimit me të njëjtën llehtësi që hidhet  një letër higjenike  Parimi është i qartë: “Vota e anëtarësisë është e shenjtë, por vendimi i liderit është hyjnor”. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*