Shqiptarët e presin demokracinë si dhuratë prej Babagjyshit

Koment

Vazhdojnë shqiptarët ëndërrojnë se demokracinë do ta sjellë Babagjyshi i Vitit të Ri! Për këtë sezon, “Santa” quhet Donald Tramp. Nuk është ndonjë habi, kur kujton se ngjarjet kyç të historisë sonë kanë ndodhur jo për vullnetin tonë, por të të tjerëve.

Për shqiptarin, pas Zotit vjen Amerika. Njëlloj si Zotin, një pjesë e konsiderueshme Amerikën e duan nga frika e fuqisë së saj sesa nga adhurimi. Në këto kushte të gjithë këtu shohin se ç’do bëjë SHBA?

Partia Demokratike jetoi një copë herë të mirë me “ëndrrën amerikane”. Kryetari Berisha, i shpallur “i padëshiruar” nga administrata Biden, u mbushi mendjen të tijëve se Tramp do t’ia hiqte damkën, se Sala do shkonte rehat në Amerikë, se Amerika do hiqte Edin dhe do vinte Salën pa e mendu dy herë.

Ikën zgjedhjet, Rama mori 83 mandate, po “Babagjyshi” s’u pa gjëkundi. Kur u vyshkën shpresat fare, ShBA morën si keç, për koke e këmbësh, presidentin e Venezuelës. Gëzim i madh në PD!

– Si Maduron do ta marrin edhe Edin, po prit!

Iku janari. Pastaj iku shkurti. Pastaj erdhi Bordi i Paqes i Tramp…

– E patë? Nuk ishte Rama! Nuk e pranoi Trampi!

Mirëpo, më vonë, jo që Trampi e pranoi Ramën, por edhe u ngacmuan me duar, si shokë… Opaaa! U vyshkën prapë ëndrrat!

Le ta mbyllim me një meselé të vjetër shqiptare:

Vjen nëna të shohë të bijën e sapomartuar në një fshat tjetër

– Si po shkon në këtë shtëpi moj bijë? – pyet nëna teksa hanin drekë.

– Nuk bëhet kjo shtëpi pa i *irë tre veta në *** o mama!

Të gjithë shtangën

– I pari do *irë ky – tha për vjehrrin – Gjithë ditën rrëzë vatrës dhe më thotë: ” S’na ndeze një cigare moj nuse. E dyta kjo ( vjehrra ). Ulur në tavolinë, shtëmba me ujë të ftohtë para “s’na dhe një gotë ujë moj nuse”. I treti ky ( burri ) Unë lakuriq në krevat, ky: “S’a e dhe një herë oj nuse”!

Nuk i ka dhënë asgjë askujt as Zoti, pale më Amerika, nëse në rradhë të parë ai ose ajo nuk e kanë kërkuar dhe më pas nuk kanë punuar e luftuar për ta marrë atë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*