Siç Bashkimi Europian filloi me Komunitetin e qymyrit dhe çelikut, edhe Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën po nis me tregun e përbashkët…. apo ia futëm kot?
Ministri i bujqësisë të Shqipërisë ka biseduar me homologun e Kosovës duke plasur në media rrenën: ” Thellohet bashkëpunimi Shqipëri Kosovë në bujqësi”
ik o mos u tall! Pa të shohim një herë të dhënat për bashkëpunimin në bujqësi?
Vërtet ne jemi një komb, një gjuhë, një tokë, por Kosova për ne vjen e 7 – a. Madje në rajon shkëmbimet bujqësore dhe blegtorale vijnë poshtë atyre me Serbin dhe Maqedoninë e Veriut!
Po çfarë shkëmbejmë ne me vëllezërit? Po sipas burimeve zyrtare ne çojmë andej domate, shalqinj, pras, rrush, mandarina etj dhe marrim që andej patate dhe qepë
Ndërkohë e keni parë që gruri, bulmeti dhe shumë prodhime ushqimore vijnë nga Serbia.
Konstatimi është dëshpërues! Në nivel politik dhe propagandistik Kosova është në vend të parë për lehtësitë dhe mundësitë e tregut. Ndërsa në terren renditet e 7- a.

Leave a Reply