Bajram për Bajram, Bajram për Pashkë!

Bajrami i të gjithëve, domethënë presidenti Bega, sot vajti për Pashkë në Kishën e Shëngjinit në Lezhë. President Bajrami nuk është katolik. Madje nuk ka asnjë besim fetar të deklaruar. E mbi të gjitha, detyra e presidentit të republikës e detyron të mos përzjehet me fenë

Mirëpo Bajrami u ngjit në foltoren ku meshon prifti dhe u foli besimtarëve

Nga kjo foltore kreu i shtetit u foli besimtarëve katolikë

Duket sikur s’ka gjë të keqe. Por çështja është se ndodhet në foltoren e gabuar. Fjalimi bëhet ose nga zyra e tij, pra institucioni i Presidentit, ose në zyrën e priftit bëhet thjesht një urim.

Mirëpo çështja është se jo vetëm Bajrami, por në përgjithësi politikanët shqiptarë kanë bërë zakon të futen në institucione fetare e të japin mend, ndërkohë që s’bën vaki ti shohësh një herë të vetme të falen apo të luten në kishë, xhami a teqe

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*