Misioni i NASA-s synoi të dërgojë katër astronautë rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh. Ja disa nga shifrat kryesore të këtij misioni:
- 103,452,000,000 dollarë: Kostoja totale e misionit, ose afërsisht sa çmimi i dy biletave për në një koncert të Taylor Swift.
- 4: Numri i astronautëve në bord, të cilët janë përzgjedhur me kujdes për aftësinë e tyre për të mos u zënë me njëri-tjetrin në një hapësirë sa një dollap për 10 ditë rresht.
- 384,400 kilometra: Distanca që përshkojnë, ose sa 1/4 e rrugës që babai yt pretendon se bënte në këmbë për të shkuar në shkollë.
- 0: Numri i njerëzve që zbritën në të vërtetë në Hënë këtë herë (ata thjesht kaluan anash saj dhe përshëndetën me dorë).
- 110 metra: Lartësia e raketës Space Launch System (SLS), e cila është mjaftueshëm e madhe për t’u dukur mbresëlënëse, por jo aq sa kullat rreth sheshit Skënderbej
- 50 vjet: Koha që i duhet NASA-s për të kuptuar se si të bëjë përsëri diçka që e bënë me sukses në vitin 1969 me një kompjuter që kishte më pak fuqi se një makinë llogaritëse xhepi..
- 8,000: Numri i fotove të turbullta të Tokës që do të postohen në Instagram me mbishkrimin “Pa filtër”.
- 3 milion. Numri i shqiptarëve që do të zihen tash e tutje nëse Toka është e sheshtë siç thotë Cako apo e rrumbullakët?
P.S: Mos harro se Pa rrena është faqe satirike dhe ndonjë shihër edhe mund të mos jetë 100% e saktë! 😁

Leave a Reply