Veç një gjirokastrit si Blendi Gonxhe mund të bëjë dhuratë pa harxhuar lekë.

Një farë Gim Gjuzi i shiti në kohë të diktaturës sahatin e Tiranës një fshatari. Po kaq fenomenal ka qenë edhe “vlerësimi” për 94 vjetorin e Tinka Kurtit.

Guxim të madh kanë patur organizatorët që ngjitën në majë të kalasë së Prezës një zonjë gati shekullore! Gjithësesi, Tinka ia doli. Jo vetëm të ngjitet por edhe të zbresë gjallë nga kalaja.

Aktorja e mirënjohur prej vitesh jeton në një shtëpi të moshuarish. Ditëlindja e saj përkoi me Ditën e Teatrit dhe ministria e kulturës, bashkia Vorë dhe komuniteti i artistëve pati idenë brilante ti bënte aktores një dhuratë shumë të shtrenjtë…. pa lekë! Përkon në fakt edhe me prejardhjen gjirokastrite të Blendi Gonxhes. Në këtë 94 vjetor i vendosën emrin e saj një shtegu majë Prezës.

Ja dhe 6 vjet dhe dhe Tinka mbush 100. Interesant do të jetë surpriza e asaj dite…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*