“Plakat” na e morën të keqen dhe për sivjet mesa duket. Ja legjenda


Gojëdhëna tregon për disa gra të moshuara që, të mashtruara nga dielli i parë i pranverës, dolën në mal për të kullotur bagëtitë dhe për të tjerrë leshin. Njëra prej tyre, e bindur se dimri kishte mbaruar, e sfidoi muajin Mars me fjalë krenarie, duke harruar se natyra nuk fal.

I zemëruar, Marsi iu drejtua Prillit: “Prill o im vëlla, më jep tri ditë hua, t’i ngrij plakat me gjithçka.” Dhe ashtu ndodhi. I ftohti u kthye papritur, duke i zënë plakat në mal, ku sipas besimit popullor ato u kthyen në gur bashkë me bagëtitë e tyre. Thuhet se në Mali i Tomorrit ende gjendet një gur në formën e një plake, nga i cili burojnë “lotët” e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*