“Atletja e Krishtërimit” godet përsëri. Mesazhi avikultural me vezë për Pashkë i vë vulën

Nëse Papa Piu II cilësoi Skënderbeun si “atlet i Krishtërimit” nuk ka përse Skënderbeu 2.0 ( domethënë Edi Rama i Spiropalit, të mos cilësohet… ATLETJA e Krishtërimit, duke patur parasysh atë gjënë që mbathet në këmbë dhe është e ndryshme nga këpuca

Në një biçim mesazhi, realizuar me inteligjencë artificiale, Edi Rama merakun e madh ka patur të ekspozojë ATLETET ! Rrezik i është mbushur vërtet mendja se edhe heroi kombëtar, para 5 shekujsh, mbante atlete dhe reklamonte “Adidas”- in!

Pjesa tjetër e pështirë e spotit “përshëndetës” për Pashkët katolike ishin vezët dhe sjellja e Ramës me to.

Në thelb, Pashka nuk është as veza dhe as lyerja e tyre. Në shoqërinë e konsumit veza, lepuri, bojrat, çokollatat etj janë thjesht mjete për të bërë para. Ndërsa mesazhi i Pashkës është krejtësisht tjetër!

KRISHTI U NGJALL është një betim. Kjo është formula bazë që lidh një të krishter me besimin e tij. Mrekullia e ngjalljes së Krishtit ditën e tretë është themeli i fesë së krishterë. Jo veza! Jo bojrat! As atletet

Edhe, po aq skandal është edhe egocentrizmi i sëmurë i këtij individi. Në këtë spot vezëdhyes, ai shfaqet krejtësisht vetëm, pothuajse në një botë postapokaliptike dhe fillon e loz pa e çarë kokën por duke çarë vezët e duke llangosur me gishtërinj ngjyrat viskoze të derdhura përdhe

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*