“Trehapshi” i rektores së Elbasanit. Lexo se si kapërxeu Fetahu etapat e titujve dhe gradave shkencore!

Rektorja e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, sipas lajmit të publikuar më 2 prill nga Universiteti i Elbasanit, znj. Elvira Fetahu është zgjedhur Presidente e Aleancës së Universiteteve të Ballkanit (BUA), për vitin 2028, një rrjet që përfshin rreth 120 universitete të Ballkanit. Universiteti i Elbasanit e paraqet këtë si arritje prestigjioze dhe sukses institucional, duke theksuar rolin e tij në bashkëpunimin akademik rajonal.

Përkundër këtij imazhi publik pozitiv, ekzistojnë fakte konkrete që titulli akademik që zonja Fetahu ka fituar titullin Profesor i Asociuar dhe më tej titullin akademik Profesor, në mënyrë të diskutueshme, të cilat nëse merren vesh nga BUA, në vend se ta ngrenë reputacionin e Universitetit të Elbasanit, cenojnë rëndë reputacionin e këtij universiteti në arenën ndërkombëtare.

Por si qëndrojnë faktet?

Portali investigativ “Pa Rrena” mbas disa muajsh hulumtimesh, intervistash dhe kërkimesh në terren, ka zbuluar disa fakte të mbështetur në dokumenta, që vënë në dyshim gjithë funksionimin e sistemit akademik shqiptar lidhur me dhënin e titujve akademikë. Në rrjetën e gazetarëve tanë kanë rënë një numër I konsiderueshëm rastesh të tilla, por ne do të ndalemi në një rast kur përvec përfitimit të paligjshëm të titujve, përfituesi arrin të marrë drejtimin e një prej universitetev më të rëndësishëm publikë në vend.

Bëhet fjalë për znj. Elvira Fetahu, e cila prej disa vitesh drejton Universitetin e Elbasanit, e cila mban grandën shkencore Doktor në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, të fituar në vitin 2015, mandej ka përfituar titullin Profesor i Asouciuar në vitin 2016 po në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, dhe në fund në vitin 2024 merr titullin Profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të dhënat zyrtare për sa flasim, gjenden edhe në faqen zyrtare të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit në linkun:

https://uniel.edu.al/images/Elvira_Fetahu_CV_n_anglisht_Janar_2026.pdf

Por le të ecim sipas radhës:

Në sistemin arsimor shqiptar, meritokracia dhe respektimi i ligjit janë baza e avancimit akademik dhe ato rregullohen nëpërmjet Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj në nenin 61, pika 1, përcakton se “Për fitimin e titullit “Profesor i asociuar” mund të aplikojë personeli akademik që gëzon gradën shkencore “Doktor”, prej së paku pesë vitesh, është personel akademik i kategorisë “Lektor” dhe përmbush standardet shtetërore për fitimin e titullit”.

Znj. Elvira Fetahu është doktoruar në vitin 2015, madje në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe në vitin 2016, dhe vetëm në gjysmën e parë të tij, ajo përfiton titullin Profesor i Asociuar, në pothuaj gjashtë muaj mbas doktoraturës. Ju sigurojmë se të dhënat janë të sakta dhe nuk ka asnjë lajthitje, po po, as në një vit të plotë madje, por vetëm në gjashtë muaj. Ndërkohë që ligji 80/2015 përcakton qartësisht afatin kohor minimal prej pesë vjetësh.

Por le ta marrim për një cast se Universiteti  “Aleksandër Moisiu” i Durrësit e ka pas filluar procedurën e titullit në fjalë në bazë të ligji nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, por përsëri ky ligj e kishte të përcaktuar se afati kohor minimal për përfitimin e titullit akademik Profesor i Asociuar, duhet të jetë tre vite.

Në fakt ligji i ri i arsimit të lartë me nr. 80/2015, tek dispozitat kalimtare dhe pikërisht në nenin 142 përcakton qartësisht se “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet. Aktet nënligjore, të miratuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që nuk bien ndesh me të, do të zbatohen derisa nuk janë miratuar aktet e nënligjore të parashikuara në nenin 139 të këtij ligji.” Pra edhe nëse e kanë përdorur, përvec sejanë në shkelje të afatiti tre vjecer, janë edhe në shkelje të nenit 142 të ligjit të ri të arsimit të lartë. Pra ngado që ta kthesh shkelja është e pastër.

Ecim më tej:

Në vitin 2024 znj. Elvira Fetahu gradohet me titullin e lartë akademik “Profesor” nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Por cfarë thotë ligji 80/2015 për këtë rast?

Ligji 80/2015 në nenin 61, pika përcakton se “Për fitimin e titullit Profesor mund të aplikojë personeli akademik që gëzon prej së paku pesë vjetësh titullin Profesor i asociuar” dhe deri këtu duket sikur gjithcka është në rregull, pasi znj. Fetahu rezulton me tetë vite si “Profesore e Asociuar” cka do të dukej Brenda normës, por është pikërisht këtu që edhe Universiteti Bujqësor i Tranës ka luajtur me “mjeshtëri” për tja hedhur ligjit, pasi nuk e ka konsideruar faktin që nga doktoratura tek Profesori duhen të kenë kaluar të paktën dhjetë vjet,

Po po, ligji 80/2-25 flet qartë dhe nuk ka hapësirë për keqkuptime apo keqinterpretime, sepse ja se cthotë neni 61, pika 1 në total: “Për fitimin e titullit “Profesor i asociuar” mund të aplikojë personeli akademik që gëzon gradën shkencore “Doktor”, prej së paku pesë vitesh, është personel akademik i kategorisë “Lektor” dhe përmbush standardet shtetërore për fitimin e titullit. Për fitimin e titullit “Profesor” mund të aplikojë personeli akademik që gëzon prej së paku pesë vjetësh titullin “Profesor i asociuar”, si dhe përmbush standardet shtetërore për fitimin e titullit.”

Pra është një nen i qartë dhe i pastër, ku përcakton se nga Doktor në Profesor duhen pesë plus pesë (5 + 5) vite, cka e bën të pavlerë dhe ta paligjshëm titullin Profesor të lëshuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Po cilat janë procedurat ligjore që duhet të ndjek universiteti dhe cilat janë hallkat të cilat duhet të vlerësojnë dhe të shërbejnë si filtër për verifikimin e dosjeve të pedagogëve që promovohen akademikisht?

Ligji 80/2015 në nenin 61, pika 3 e thotë qartë që “Kandidati për fitimin e titullit “Profesor i asociuar” ose “Profesor” paraqet dosjen pranë drejtuesit të njësisë kryesore. Dosja e kandidatit i përcillet senatit akademik, pas paraqitjes dhe vlerësimit në njësinë bazë. Senati i kalon dosjen Komisionit të Përhershëm për Promovimin e Personelit Akademik, i cili merr vendimin përfundimtar pas vendimit të jurisë mbi përmbushjen e standardeve. Titulli regjistrohet në regjistrin shtetëror të gradave shkencore dhe titujve akademikë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin.”

Pra e thënë më shkoqur, dosja e kandidatti kalon në këto hallka:

1) Fakultet; 

2) Senat Akademik; 

3) Komisioni Përhershëm i Promovimit të Personelit Akademik; dhe

4) Ministria Përgjegjëse për Arsimin, e cila regjistron titullin në regjistrin themeltar të shtetit.

Pra, e thënë më shkoqur në vitin 2015 kur znj. Elvira Fetahu ka përfituar titullin Profesor i Asociuar, dosja e saj ka kaluar katër filtra të rëndësishëm, ku le ta zëmë për një moment se Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Durrësit gaboi, pra “i shkoi miu nën hundë”, ama Senati Akademik i Universitetit të Durrësit është i përbërë nga një trupë jo e vogël profesorësh dhe akademikësh me emër, pra si është e mundur që edhe këture u paskë shpëtuar ky detaj? Por hajde të mendojmë për një moment se janë treguar “zemërgjerë”, por është ky Komisioni Përhershëm i Promovimit që ka shtatë anëtarë të gjithë me titullin professor, por ka në përbërje edhe një student, plus një secretariat. Edhe këtyre u ka shpëtuar shkelja ligjore e dhënies së titullit, dhe hajde të bëhemi edhe ne të mirëkuptueshëm dhe të mendojmë për një cast se njerëz janë, kanë gabuar.

Por, edhe këtu duhet të ndalemi pak, ligji 80/2015 në nënin 61, pika 3 pikërisht se “njerëz janë, edhe mund të gabojnë” ka përcaktuar si hallkë të fundit filtruese dhe vlerësuese Ministrinë e Arsimit, pra një institucion mbi palët, që duhet të konvalidojë gjithë procedurat.

Mooosss, edhe Ministria e Arsimit e anashkalon “pa dashje” shkeljen ligjore të dhënies së titullit professor dhe e pajis znj. Elvira Fetahu me numër të posacëm regjitri shtetëror, cka I hap rrugën universitetit të pajisë kandidatin me kartonin e Profesorit të Asociuar.

Marrja e titullit professor në 2024 do të na jepte shpresën se një institucion më I vjetër dhe me përvojë më të konsoliduar si Universiteti Bujqësor i Tiranës, do të ishte më i kujdeshëm, më i vëmendshëm dhe më i përgjegjshëm.

Por jo, edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës në tre hallkat e tij shumë të rëndësishme, ka shkelur ligjin, ka bërë sikur ligji nuk ekziston, duke e kalaur dosjen për titullin profesor të znj. Fetahu, fillimisht në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, në Senatin Akademik të tij dhe mandej në Komisionin e Përhershëm i Promovimit, ku edhe ka miratuar dhënien e titullit Profesor. Sigurisht edhe në këtë rast hallka më e fundit dhe më e mbipalëshmja, pra Ministria e Arsimit ka qenë ose naïve në rastin më të mirë, ose bashkëpunëtore në rastin më të keq.

Pra për sa u faktuar dhe argumentu deri tani, në rastin konkret, kemi dy tituj akademikë të dhënë në kundërshtim me Ligjin nr. 80/2015, relativ për titujt akademikë dhe gradat shkencore, duke krijuar precedentë të rrezikshëm dhe cenim të besueshmërisë së sistemit të arsimit të lartë.

Si përfundim dy janë skenarët e mundshëm:

1) Gabim ose kapërcim i pavëmendshëm nga: dy Fakultete, dy Senate Akademike, dy Komisione të Përhershëm Promovimit, dhe Ministria e Arsimit, të cilat nuk vunë re parakohshmërinë e titujve.

2) Bashkëpunim i qëllimshëm: Skemë e organizuar për dhënie titujsh në shkelje të ligjit, duke kapërcyer periudhat ligjore dhe duke prodhuar pseudo-profesorë.

Në të dy rastet, rezultati është i njëjtë: tituj të dhënë në kundërshtim të hapur me Ligjin 80/2015.

Cilat janë pasojat dhe dëmet që sjellin titujt e jashtëligjshëm?

Prodhimi i tituj akademikë të paarsyeshëm dhe në shkelje të ligjit cenon besueshmërinë e sistemit arsimor universitar, deformon konceptin e meritokracisë dhe ndikimi negative i këtyre titujve mund të shtrihet tek studentët, pedagogët e rinj dhe të dëmtojë praktikat akademike të së ardhmes.

Rendiment i diskutueshëm akademik, pasi krijohet precedent që titujt akademikë mund të jepen pa respektuar kriteret ligjore. Kompetencë administrative e dyshuar, pasi individi që merr titull të jashtëligjshëm dhe më pas zgjidhet rektor ka fuqinë të marrë vendime të rëndësishme për universitetin, duke cenuar meritokracinë dhe standardet.

Dhe së fundmi mungesë besimi nga komuniteti akademik, pasi pedagogët dhe studentët humbasin besimin në proceset e promovimit dhe në integritetin e udhëheqjes universitare.

Thirrje për veprime konkrete:

Ministria e Arsimit, Universiteti i Durrësir “Aleksandër Moisiu”, si dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës duhet të marrin përgjegjësitë ligjore e morale dhe të veprojnë menjëherë, për të ndaluar prodhimin e pseudo-profesorëve dhe për të rivendosur besueshmërinë e arsimit. Publiku, studentët dhe komuniteti akademik kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe të kërkojnë transparencë dhe rregull. Transparenca dhe auditimi i procedurave duhet të jetë prioritet për të parandaluar precedentë që cenojnë meritokracinë.

Nga ana tjetër një thirrje të ndërgjegjes akademike të znj. Elvira fetahu për dorëheqje nga posti i rektores, që të shërbejë si shembull i përgjegjësisë dhe ndërgjegjes akademike, për kolegët, studentët dhe komunitetin elbasanas. Gazetarët tanë investigativë kanë pregatitur dosjen e plotë dhe do ta paraqesin atë pranë Ministrisë së Arsimit si dhe organeve kompetente të drejtësisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*