Alarmohet garda: “Një i panjohur në sallë të Kuvendit”?

Në komandë të gardës së republikës bie alarmi:

– Urgjent vetifikoni të panjohurin që ka hyrë në sallën e seancave plenare!

– Nuk kemi idenë, shef! S’kemi asnjë informacion për asnjë incident dhe natyrisht, asnjë të huaj, në Kuvend

– I lexoni portalet ju? “Braçe me një kastravec futet në kuvend”

– Mos ka qenë me kryeministrin?

– Ore! … i ndjek zhvillimet ti apo jo? Kryeministri, që kur Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, nuk i afrohet Braçes. Bëni sytë katër

Ndërkohë garda kontrollon lart e poshtë nëpër sallë të kuvendit. Oficeri që ka në vëzhgim Braçen raporton:

– Komandant! Subjekti qëndron vetëm. Duket sikur është me dietë sepse me vete ka një qese me domate dhe kastraveca, gati për ti ngrënë.

– Jo ore! Po si i futi në sallë?

– Nga dera komandant! Ju keni porositur që vetëm ata të opozitës të mos sjellin gjë me vete…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*