Ultimatumi Ramës se asnjë kryetar bashkie nuk do të kandidojë, nëse nuk paraqet 10 projekte të paketës së maleve, ra si bombë në kokën e kryetares së Lushnjes. “Mos! – tha me vete Eriselda Sefa – ne në Lushnje s’kemi male”!
E lebetitur nga ky fund i paralajmëruar, gjeti Taulant Ballën, drejtuesin e qarkut në kohën kur ajo kandidonte:
– Qysh t’ia bëmë re shoku Tao? Po ne në Mzeqe malin më të lartë kemi kodrën e Ardenicës. Edhe atë e ka zënë manastiri…
– Ça të thotë Tao i shkretë? Ose ndërtoni një mal në Bubullimë, ose shkëmbeni fushë me mal me bashkinëne Skraparit . Zgjidhje tjetër s’ke

Leave a Reply