I njëmbëdhjeti? Alienët kanë marrë edhe Gjinushin! Bota akademike në alarm!

Bota shkencore është tronditur pas lajmeve për zhdukjen e mistershme të 10 shkencëtarëve amerikanë, të cilët humbën kontaktet në rrethana ende të pasqaruara. Presidenti Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm dhe të plotë nga FBI

​Ndërkohë, në Tiranë, hetuesit ndërkombëtarë kanë mbetur pa fjalë kur kanë zbuluar një rast edhe më ekstrem “zhdukjeje”: Skënder Gjinushin dhe Akademinë e tij të Shkencave. Gjinushi, i cili mban rekordin botëror si krye-shkencëtari i vetëm në galaktikë pa asnjë botim shkencor, konsiderohet i “zhdukur” nga orbita e kërkimit prej dekadash, megjithëse rrogën e merr në kohë reale. Teoria më e fundit është se Gjinushi nuk është rrëmbyer nga alienët, por është vetë një agjent i infiltruar nga një planet ku shkenca bëhet me mbledhje votash dhe jo me laboratorë. “Nuk ka nevojë për kërkim shkencor kur ke gjetur formulën e përjetësisë në karrige,” thuhet se ka murmuritur një alien ndërsa po tentonte të teleportonte godinën e Akademisë, por u tërhoq pasi pa që brenda nuk kishte asnjë shenjë jete inteligjente për t’u studiuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*