Mendoje veten si kjo familje: 36 vite vetëm “ndryshim”. Ustallarët suvatojnë ndërsa bojaxhinjtë lyejnë e marangozët sharrojnë, ngulin goxhdë e ngisin me tutkal…. Sa mbaron një dhomë shkepet tjetra. Ndërkohë në çdo kënd është dikush që “reformon”
Natyrisht kjo shtëpi nuk mund të jetë shtëpi dhe kjo familje nuk mundet as të jetojë as të zhvillojë vetveten. I vetmi shqetësim i të gjithëve është “kur do mbarojë”. E kur kjo nuk ka sy për Qabe të mbarojë asnjëherë, të gjithë nisin të planifikojnë: “ku dhe kur do ikim”? Nëmos për më mirë, të paktën për më rehat.
E kush përfiton në këtë mesele? Natyrisht “ustallarët”. Ata paguhen mirë fare, ndaj dhe i vetmi shqetësim i tyre është që kjo punë të mos mbarojë kurrë.
Besoj e shpjegova kuptueshëm tranzicionin 36 vjeçar, shpopullimin dhe ustallarët? 😉

Leave a Reply