Prej muajsh godina e presidentit është në rikonstruksion. Në fakt kjo s’është gjë e keqe, duke pat1ur parasysh se kohë më parë Bajrami i lypi ndihmë presidentit të Turqisë. Në një takim në presidencë Begaj iu qa homologut se “ishte ngushtë”
Pak muaj më vonë nisën punimet. Siç shihet në foto, fasada është mbathur me një cohë ngjyrë ushtarake. Por sa para fshihen nën të? Presidenca nuk ka bërë asnjë transparencë për tenderin, llojin e punimeve, kostot dhe tenderat. Me sy të lirë, nga ana e pasme e godinës, dallohen qartë shembje strukturash dhe shtesa betoni.
Një përllogaritje e përafërt, e kryer nga ekspertë, vlerëson se këto lloj punimesh shkojnë nga 1 në 3 milion euro. Por nuk është çudi të shkojë edhe 5.
