
EDITORIAL
U bë muaji që kur Edi ia hyri “ajsbergut” mespërmes me “Titanikun” e tij të “rilindjes”, e çau mesmpërmes “rilindjen”, e cila po fut ujë ngado.
A qe një kalorës fisnik, një Don Kishot, që thjesht po shpëtonte Dylqinjën e dhunuar nga SPAK -u? A mos vallë u lëshua për të shpëtuar Titanikun e pamposhtur nga ajsbergu?
Koha tregoi tjetër gjë. Në dukje e tëra ndodhi në emër të parimit. Më mirë me thënë: të parimeve. Pra mos me lënë një pushtet të fusë hundët tek tjetri. Mirëpo, e vërteta lakuriq është se “vrima” e Titanikut ishte as më pak e as më shumë zëvendëskryeministrja. As e përfolur as e dyshuar, por troç fare: E PANDEHUR. Kjo “vrimë” e mbyt rilindjen. Tashmë uji ka vërshuar ngado, por “mjeshtri” nuk mund ta lejonte të binte mbi të ( Ramën ) faji. Ndaj dhe një muaj më parë shkartisi letrat dhe solli një kabinet të ri. “Rastësisht” nes kartave të djegura ndodhej edhe “vrima e Titanikut”.
Në një sistem të kapur, as opozita s’guxon të pyesë. Kështuqë kaloi pa zhurmë skandali i ndryshimeve në qeveri. Shtyllat e një kabineti janë tre minustri: e mbrojtjes, e brendëshme, e jashtme. Pesë muaj pasi i kishte emëruar, kryeministri i ndërtoi të tre ministrat kyç. Ndërtoi edhe zëvendëskryeministren edhe ministrin e drejtësisë.
Ku jemi?
Rilindja e ka marrë të çarën e madhe. Uji hyn ngado. Çështja është nëse do të mbytet vetëm kapiteni me rrethin e ngushtë, e gjithë partia apo më zi akoma: i gjithë vendi?
