Lajmet se Irani do godasë Shqipërinë, nuk e kanë shqetësuar aspak popullin shqiptar, dhe kjo jo se është popull trim, por sepse e dinë që skanë asnjë përfitim nëse e bëjnë.
Në rastin më të mirë e dinë se shqiptarët ti vjedhësh, ti dhunosh dhe ti përzësh nga vesi, aq që e rruajnë fare, dhe në rastin më të keq nuk do shkojnë të harxhojnë raketa që kushtojnë miliona euro dhe që sdo kishin asnjë përfitim në arenën ndërkombëtare, ngaqë as ndërkombëtarët se rruajnë për shqiptarët.
Kush shqiptar nuk e ka parë filmin “Njeriu me top” ku Pilo mullixhiu me logjikën më të thjeshtë të popullit të varfër deklaroi në mes të fshatit, përpara disa burrave të ndershëm e me mustaqe se “Partizanët nuk hedhin gjyle mbi mullarët e një plaku që po jep shpirt (plakut Mere) sepse gjylet u duhen për gjermanët”.
Edhe sot mençuria popullore nuk është se ka mbetur më mbrapa, mos të harrojmë se një studim i fundit i nxori shqiptarët si populli më i zgjuar në Ballkan.
Kështu që fjalët e urta të Pilo mullixhiut, kanë zënë rrënjë në mentalitetin shqiptar, kanë qenë dhe mbeten aktuale edhe sot, dhe janë një mësim i vyer për popullin tonë trim e liridashës.
Gjylet e tij Irani nuk do ti bënte duke djegur mullarrët e shqiptarëve, që po japin shpirt, se ato ju duhen për të luftuar “gjermanët” e tyre. Në rastin tonë edhe nëse Irani do të shihte “gjermanë” mes nesh, e shumta do hidhte një raketë mbi parlamentin tonë, ose mbi kryeministri.
Kështu që ça janë e nga sjanë, gazeta, televizione e portale të mos të lodhen kot, se nuk i ha shqiptari këto shantazhe.

Leave a Reply