Nga Flamur Tajari
E lexuat statusin e gjatë “koniciano – nolian” të Elisës pas përplasjes në PS? Ah ! Edhe Ramist, se harrova! Është ai stili ku autorët përpiqen të dëftejnë në mixlis se kanë thellësi mendimi, nëntekst të fortë, mprehtësi gjuhe e madhësi mendje. Kuptohet, që të gjitha këto Elisa i ka me shumicë, por njëkohësisht e mbështesin edhe dy titanë të mendimit dhe fjalimit: inteligjenca artificiale dhe inteligjenca natyrale e Lorenc Vangjelit, këshilltarit të saj për mediat.
Ndonjë mundet të thotë : “po.nga i nxirrni këto mor aman”? Ne, or mik, e morëm fjalimin dhe ia dhamë inteligjencës artificiale ta analizojë. Ajo na pohoi se statusi i Spiropalit, që çke me të është bërë prej Inteligjencës Artificiale, por në të ka edhe dorë njeriu.
Dhe njeriu pas Elisës është Lenc Vangjeli, këshilltari i saj për mediat. Kuptohet, këtë punë Lenci nuk e bën badihava. Një 1.3 – she e fut në xhep përmuaj. Shto këtu edhe pagën prej bordit të RTSH dhe dy punë të tjera po në televizion dhe Lencit i vete muaji sa rroga e Edit me Bajramin së bashku. Pra, iduket se a vlen të jetë burri që fshihet pas Elisës. Siç edhe për Spiropalin ia ka vlejtur të jetë interpretuesja e monologjeve rilindase noljano – ramisto – koniciane të shkrojtura nga Lenci.
Pyetja shtrohet: pse ky këshilltar për mediat e shtyn shefen në sherr me të madhin? Çfarë fiton Lenci nga përplasja e Spiropalit me Ramën? (Kur themi ” fiton”, bedojeni se bëhet fjalë për parà. E vetmja “fitore” që i intereson Lencit. E keni vënë re se si e zhubros Çim Peka në emisionet e tij dhe ai sërish shkon? Sepse Çimi e paguan 250 mijë lekë të ftuarin, më shtrenjtë se kushdo )..
…se u hallakatëm: Çfarë fiton Lenci nga përplasja e Elisës me Edin? Nuk duket se Elisa fiton gjë prej përplasjes edhe pse ka optimistë që mendojnë se ajo mund të bëjë ndonjë biçim lëvizjeje. Edhe në qoftë e bërë, Lenci s’është prej burrave idealistë që shkruajnë për vatanin. Ka dhënë prova që penën e ka zanat dhe zanatin e përdor për parà. Pra “burri pas perdes”, përse i shtyn urat e sherrit? Kush paguan dhe përse përdoret? Ndiq paranë – thonë anerikanët. Ndiq Lencin – them unë dhe ndoshta ai mund të na shpjerë më shpejt tek vrimat e prapaskenave të pushtetit

Leave a Reply